Të fundit

Çitaku-Kurtit: Kontributi juaj për liberalizimin e vizave fillon e mbaron me gazin lotsjellës

Për tentimin që Kryeministri Albin Kurti t’ia faturojë vetes meritat për liberalizim të vizave, ka reaguar edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

“Sa për kontributin tuaj në këtë proces, ai fillon dhe përfundon me gazin lotëshjellës në parlament”, shkroi Çitaku, kjo referuar kohës kur Kosova ishte në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave më 2016, e ku procesi ishte ndërlidhur me kriterin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Kryeministri në një status të gjatë në facebook duke bërë përpjekje me ia dhanë vetes meritat për liberalizimin e vizave (në vitin 2024), paska thënë të pavërteta të mëdha, duke justifikuar kështu edhe vonesat e BE për liberalizimin e vizave”.

“Kryeministër, kriteret Kosova i ka përmbushur moti. Siç shpresoja ta kishit kuptuar së paku javën e kaluar kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u hoq nga agjenda, vonesat për Kosovën, së paku nga viti 2018 janë të pajustifikueshme dhe të natyrës politike”, përfundoi Vlora Çitaku.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci