Të fundit

Osmanin e pret kryeministri i Bullgarisë, flasin për marrëdhëniet bilaterale

Marrëdhëniet bilaterale dhe situata aktuale në Kosovë ishin temë diskutimi mes Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë i Bullgarisë, Galab Donev, gjatë vizitës zyrtare të Osmanit në Bullgari.

Në këtë vizitë, Presidentja mori mbështetjen e kryeministrit Donev për aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe organizata të tjera.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova pret mbështetjen bullgare në rrugën euroatlantike të saj, duke potencuar se në këtë aspekt mund të përfitojë nga përvoja e këtij shteti”, bëhet e ditur në komunikatën e Presidencës.

Osmani ka folur edhe për situatën aktuale në Kosovë, duke theksuar përkushtimin e institucioneve në sigurim të paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Sipas Presidentes Osmani dialogu me Serbinë duhet të jetë i fokusuar me njohje të ndërsjellë në qendër, ruajtjen e integritetit territorial, rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci