Të fundit

Bordi i AKP-së aprovoi rregulloren për organizimin e brendshëm

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot në mbledhjen e radhës aprovoi rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në AKP.

Po ashtu u aprovua edhe plani vjetor i punës dhe performancës së AKP-së për vitin 2023, transaksionet e shitjes së aseteve përmes likuidimit numër 60, si dhe raporti i Komisionit të Banesave për shitjen e 27 banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore në bazë të kërkesave të parashtruara nga shfrytëzuesit legal të tyre sipas procedurave ligjore në fuqi.

Në lidhje me procesin e likuidimit, Bordi aprovoi inicimin e procedurave të likuidimit për ndërmarrje shoqërore/asete: Industria e Qeramikës KIS, Gjilan; “Gazela”, Prishtinë dhe “SirovinaBanat”, Prishtinë.

Bordi po ashtu u njoftua me raportet përfundimtare për ndërmarrjet shoqërore në likuidim: Kooperativa Bujqësore “Prapaçani” – Deçan dhe për “KB Kuqishte” Pejë, përderisa këto raporte përfundimtare dërgohen në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për aprovim dhe mbyllje të këtyre ndërmarrjeve.

Gjatë kësaj mbledhje u aprovuan edhe raportet e shpërndarjes së përkohshme për kreditorët e ndërmarrjeve “Drita Hotel” Ferizaj, “Duhani” Prishtinë, “Shipad Komerc” Pejë dhe “XIQ Karaqeva” Kamenicë.

Gjatë këtij takimi të Bordit, menaxhmenti i AKP-së prezantoi raportin mujor të aktiviteteve për periudhën paraprake, si dhe raportin mujor për ndërmarrjen shoqërore Brezovica, e cila është nën administrim direkt, ku janë duke u bërë përgatitjet për sezonin dimëror.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci