Të fundit

Muja-Haxhës: Në disa raste, Policët e Kosovës komunikonin me “Telekom Serbia”

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, i ka reaguar ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqri Haxhës, i cili ka deklaruar se Qeveria Kurti po mashtron pasi sipas tij, antenat e Valës në veri të vendit janë vendosur qysh në vitin 2010.

Muja me këtë deklaratë nuk është pajtuar, pasi sipas tij, policët e Kosovës në pikat kufitare 1 dhe 31, në disa raste kanë përdorur telefonat e Telekomit të Serbisë.

“Po ashtu sa herë kam shkuar në atë pjesë kam parë punime në vendosjen e antenave dhe sinjali përgjatë tërë rruës nuk më ka munguar. Në këto punime në atë anë kam parë unfirormën e Policisë së Kosovës dhe atë të punëtorëve të Telekomit, të cilët sigurisht nuk i kanë marrë leje bandave kriminale siç ishte bërë dikur, por janë vendosur me leje dhe autorizim të institucioneve të Republikës”, shkroi Muja në Facebook.

Postim i tij i plotë:

Antenat e PTK
E pashë sot reagimin që ish-Kryeshefi asokohe i PTK-së, Haxha paska thënë se Qeveria Kurti po mashtron dhe se antenat e Vala-s në Veri qenkan vendosë që më 2010.

Unë nuk e di se kur e si janë vendosur ato antena, por një gjë e di me siguri se nga vizitat e shpeshta që i kemi bërë veriut të vendit veçanërisht në pikat kufitare 1 dhe 31, Jarinjë e Bërnjak, e përgjatë rrugëve magjistrale Policia e Kosovës nuk ka mundur të zhvillojë komunikime me telefon.

Madje për disa nevoja ata kanë përdorur telefonat e Telekom Serbia, të kolegëve të tyre serb për të zhvilluar ndonjë komunikim telefonik. Dhe kjo ka qenë me dhimbshme.

Po ashtu sa herë kam shkuar në atë pjesë kam parë punime në vendosjen e antenave dhe sinjali përgjatë tërë rruës nuk më ka munguar. Në këto punime në atë anë kam parë unfirormën e Policisë së Kosovës dhe atë të punëtorëve të Telekomit, të cilët sigurisht nuk i kanë marrë leje bandave kriminale siç ishte bërë dikur, por janë vendosur me leje dhe autorizim të institucioneve të Republikës.

Duhet që shërbimi edhe më tejë të zgjerohet e të përmirësohet.Por, duhet pak kërkim e mbamendje për të ditur se kush ka reaguar dje, është po ai person që praktikisht e ka shkatërruar Telekomin me marrëveshje të dëmshme. Mjafton të kujtojmë atë me Z-Mobile dhe nuk ka nevojë për sqarime shtesë

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci