Të fundit

Largohet trupi i pajetë i shtatzënës së vrarë në oborrin e QKUK-së

Një grua ka vrarë gruan shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë.

Ende nuk dihen motivet që çuan deri në këtë rast tragjik, që ka ndodhur para pak minutash.

Tashmë trupi i pajetë i viktimës është larguar nga oborri i Klinikës së Gjinekologjisë nga mjekoligjorët.

Trupi i viktimës u largua pas dy orës së vrasjes.

Policia po vazhdon të qëndroj në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e një gruaje në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK. Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se viktima është 35-vjeçare.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, tha ajo.

Viktima ishte në javën e 41-të të shtatëzënisë, duke pritur për të lindur. Vrasja dyshohet se është kryer me armë zjarri.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci