Të fundit

Vdes këngëtarja me famë botërore

Këngëtarja britanike Christine McVie, e cila ishte pjesë e bandës së rock-ut “Fleetwood Mac” ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare, raporton BBC.

Ajo vdiq paqësisht në një spital në shoqërinë e familjes së saj. McVie u largua nga Fleetwood Mac pas 28 vitesh në 1998, por u kthye në 2014.

“Në emër të familjes së Christine McVie, me zemër të rëndë po ju informojmë për vdekjen e Christine. Ajo ndërroi jetë e qetë në spital mëngjesin e sotëm të mërkurës, 30 nëntor 2022, pas një sëmundjeje të shkurtër. Ajo ishte në shoqërinë e familjes së saj.

“Ju kërkojmë me mirësi që të respektoni privatësinë e familjes në këtë kohë jashtëzakonisht të dhimbshme dhe dëshirojmë që të gjithë ta mbajnë Christine në zemrat e tyre dhe të kujtojnë jetën e një qenieje të jashtëzakonshme njerëzore dhe muzikantes së nderuar që u dashurua universalisht.”

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci