Të fundit

Prokurori Beqiri: I dyshuari ishte denoncuar për dhunë në familje, u gjetën tre plumba

Prokurori i ngarkuar për rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, Ilaz Beqiri, ka thënë për Paparacin se i dyshuari Sokol Halili ka disa raste të paraqitura në organet e hetuesisë për dhunë në familje në Komunën e Ferizajt.

Megjithatë, ai shtoi se në Prishtinë nuk është paraqitur ndonjë rast mbi këtë çështje.

“Ka pasur të raportuara disa raste të dhunës në familje në Ferizaj më duket, jo në Prishtinë, por detajet ende nuk i di”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, Beqiri tha për Paparacin se ndaj tij është lëshuar urdhër-arrest dhe se Policia e Kosovës ka filluar operacionin për kapjen e tij.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes ku u vra tanimë e ndjera, Hamide Magashi, janë gjetur tri gëzhoja të plumbave, që supozohet se shtatzëna është qëlluar tre herë.

Gjithashtu, këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Nazlie Bala, ka theklsuar se gruaja shtatzënë e cila u vra të mërkurën mbrëma rreth orës 18:00 në oborrin e QKUK-së, nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces të ndarjes, ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci