Të fundit

Krimi monstruoz në QKUK, u.d. ministrja e Shëndetësisë: E tronditur, mezi po shkruaj

Kosova u trondit sonte pasi një krim monstruoz ndodhi rreth orës 18:00 në oborrin e QKUK-së, ku një burrë dyshohet se vrau ish-gruan e tij shtatzënë, e cila ishte në ditët e fundit të lindjes.

Viktima H.M., e cila ishte 35-vjeçare u vra para klinikës së Gjinekologjisë nga i dyshuari, i cili është në kërkim të Policisë.

Megjithatë, lidhur me rastin ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha.

“Plumba mbi një grua – burim i jetës, që nuk e lanë të bëhet nënë. Plumba që shuan një jetë që sapo po zinte fill. Në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë ku gruaja po priste të bëhet nënë”, shkroi ajo në Facebook.

Ajo treogi se edhe vet ka qenë shumë vite më parë si paciente në klinikën e njëjtë që u vra sot e viktima H.M. në QKUK.

“Si për ironi të fatit, si sot para 17 vitesh, isha vet e shtruar po në këtë klinikë, që të nesërmen të lindja fëmijën tim të parë, fat që kësaj gruaje ia morrën plumbat e shkrepur nga ky burrë mizor. E tronditur, sa mezi po shkruaj, shpreh indinjatën më të thellë për këtë rast makabër”, theksoi ai.

“Ju bëjë thirrje organeve relevante që të veprojnë pa kompromis. Familjarëve e të afërmëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qëndroj pranë e solidarizohem edhe me punonjësit shëndetësor e gratë e shtruara në këtë klinikë që ky akt makabër i ka tronditur.
Si një grua dhe nënë e dy vajzave, si mjeke, nuk dua që ato e asnjë grua e vajzë tjetër të ndihen të pasigurta në shoqërinë tonë. Për këtë do të angazhohem me të gjitha forcat që kam”, përfundoi ajo.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci