Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas krimit që ndodhi sot në QKUK, ku vdiq një grua shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë
Sipas tij, dorëheqja e Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie.
“Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike”, shkroi ajo në Facebook.
Postimi i saj i plotë:
Dorëheqje e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie. Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike.
– Qeveri pa moral politik (vrasjet e pa fundme të grave dhe pa mbrojtjen e shtetit)
– Qeveri që shkatërron sistemin e drejtësisë me veprime kundër KGJK dhe KPK
-Qeveri pa ministër të Shëndetësisë
– Qeveri pa vendim për Drejtor të Policisë
Dorëheqja është akt që duhet të ndodh sot!