Të fundit

Deputetja e AAK-së kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas krimit që ndodhi sot në QKUK, ku vdiq një grua shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë

Sipas tij, dorëheqja e Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie.

“Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike”, shkroi ajo në Facebook.

Postimi i saj i plotë:

Dorëheqje e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie. Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike.

– Qeveri pa moral politik (vrasjet e pa fundme të grave dhe pa mbrojtjen e shtetit)

– Qeveri që shkatërron sistemin e drejtësisë me veprime kundër KGJK dhe KPK

-Qeveri pa ministër të Shëndetësisë

– Qeveri pa vendim për Drejtor të Policisë

Dorëheqja është akt që duhet të ndodh sot!

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci