Të fundit

​Motra e shtatzënës së vrarë rrëfen si e kuptoi lajmin e kobshëm

Mirushe Lohaj, motra e shtatzënës së vrarë, deklaroi në një rrëfim ekskluziv për KosovaPress për momentin kur kuptoi lajmin se 35-vjeçarja ishte vrarë nga ish-bashkëshorti para Klinikës së Gjinekologjisë ku priste që të sillte në jetë fëmijën e parë.

“Rastin e kam kuptuar në lajme, motra e dytë është e martuar në Sllovi dhe më ka thirr. Më tha ‘oj motër është një rast qashtu edhe veç motra jonë është’. Thash jo bre jo se desh u alivanosa dhe më tha ‘po’. E kam thirr menjëherë burrin dhe jemi nis ne, jemi nis me një veturë që ka pas gjasa me na lan në rrugë”, tregon mes lotësh Mirushja.

Ajo insistoi se policia ka qenë në dijeni si dhe mjekët për rastin e saj me ish-bashkëshortin me të cilin kishte qenë e martuar për katër muaj.

“Policia ka qenë në dijeni për rastin pasi që katër muaj është ndarë prej tij, e ka dite policia, sociali gjendjen e saj si e ka…Motra s’na ka treguar neve asgjë, ama ne kemi ardhur e kemi vizituar”, tha ajo.

Mirushja tregoi se për vizitë kanë qenë edhe vjehrra e viktimës dhe nëna e dorasit të dyshuar bashkë me vajzën e saj dhe kishin tentuar të pajtonin çiftin e divorcuar.

“Kish qenë vjehrra vetë dhe kunata saj një ditë aty dhe ne s’kemi fol. Ajo ka dalë ka bërë muhabet dhe i thoshte ‘kthehu për hatër të fëmijës’. I ka thënë ‘kush të murr në qaf’ dhe ja ka kthyer ‘djali yt më ka marrë në qaf’”, tregon Mirushja.

Mbrëmjen e sotme Kosova u trondit nga lajmi se një grua në ditët e saj të fundit të shtatzënësisë u vra nga ish-bashkëshorti për motive deri më tani të panjohura. Rasti kishte ndodhur para Klinikës së Gjinekologjisë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci