Të fundit

Rrahja në “Bill Clinton” të martën kishte ndodhur shkaku i një borxhi

Tre persona janë arrestuar në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Policia sot ka informuar se gjatë përleshjes ndërmjet të dyshuarve, njëri ka shtënë me armë zjarri, dhe si pasojë e përleshjes të gjithë të dyshuarit dhe një dëshmitar kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme rreth një borxhi janë përleshur fizikisht në mes veti. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit kishte shtëne me armë zjarri dhe si pasojë e përleshjes të gjithë të dyshuarit dhe një dëshmitarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.”, ka bërë të ditur Policia.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe si prova materiale lidhur me rastin kanë sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë dhe një gëzhojë fisheku.

Rasti ka ndodhur të martën në mbrëmje.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci