Të fundit

Nenad Rashiq emërohet ministër për Komunitete dhe Kthim

Nenad Rashiq i është bashkuar kabinetit të Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Në bazë të kompetencave të tij kushtetuese e ligjore, Kurti e ka emëruar në pozitën e ministrit politikanin nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Rashiq do të udhëheq Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Këtë pozitë deri para pak kohësh e ka mbajtur ish- ministri nga Lista Serbe, Goran Rakiq, i cili dha dorëheqje.

Vlen të theksohet se në zgjedhjet e fundit parlamentare, Rashiq kishte kandiduar me partinë e tij Partia Progresive Demokratike.

 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci