Të fundit

Haxhiu fajëson Prokurorinë për vdekjen e 35-vjeçares: E kanë liruar të dyshuarin, mund të parandalohej rasti

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar para gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së grupit të ngushtë ndërministror.

Mbledhja u thirr me urgjencë pasi të mërkurën u vra mizorisht një grua shtatzënë nga ish-burri i saj, raporton Paparaci.

“Pas përfundimit të takimit, siç e pamë mbrëmë një grua bashkë me foshnjën u vra pikërisht përpara objektit të Gjinekologjisë. Ishte një rast i rëndë, i kobshëm, i trishtë. Kjo na tregon se sa i shprehur është femicidi që po vranë gra e vajza. Pesë ditë, dy gra të vrara nga bashkëshortë e tyre. Me urgjencë kemi mbledhur grupin, kemi diskutuar”, tha ajo në një konferencë për media.

Ajo tregoi se viktima kishte raportuar të dyshuarin për dhunë fizike dhe psikike dhe Prokuroria e kishte lëshuar në procedurë të rregullt.

Sipas saj, kjo është një papërgjegjësi prokurorit të rastit.

“Sikur prokuroria të ishte në krye të detyrës, rasti i tillë mund të parandalohej. Kemi informacioneve që për shkak të hetimeve nuk mund t’i bëj të ditura. Ju garantoj që secili prej institucioneve, janë të obliguar të verifikojnë secilin veprim institucional prej momentit të parë kur është raportuar rasti”, tha ajo para mediave.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci