Të fundit

Kejvina flet për sherrin me Einxhel Shkirën dhe Oriola Marashin

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli per sherrin me Einxhel Shkirën dhe Oriola Marashin që u komentua në mediat rozë.

Mbi të gjitha, modelja thekson se nuk ka qenë një debat për meshkuj, ndërsa shton se kanë qenë palë të treta që kanë ndikuar në konflikt.

“Nuk jemi pajtuar se nuk na ka rënë rasti që të takohemi, por ka qenë diçka pa lidhje, nga ana ime, më shumë për shkak impulsivitetit tim. Është diçka që nuk ka lidhje as me meshkujt, as me shoqërinë tonë. Erdhi nga njerëz të tretë…”

Ndërkohë, e pyetur nga moderatoret në studio nëse do të donte të ishte konkurrente në “Big Brother VIP”, Kejvina shprehu dëshirën për ta provuar si eksperiencë, pasi sikurse tha, publiku njeh shumë pak nga karakteri dhe personaliteti i saj.

“Mendoj se do të isha një surprizë për publikun, për tipin që kam, pasi publiku nuk më ka njohur shumë. Jam njeri që përshtatem, jam shumë sociale, nuk kam problem të jemi me njerëz të rinj apo në ambiente të mbyllura”.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci