Të fundit

Zemaj: Dikush nëse ka pak moral, më e pakta është dorëheqja

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se rasti i vrasjes së gruas shtatzënë para oborrit të QKUK-së, të mërkurën është rast tronditës, por jo pa edhe përgjegjësi institucionale.

Ai tha se nëse Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur urdhër-mbrojtje për viktimën, atëherë sipas ligjit ka qenë obligim që ta sigurojnë dhe ta ruajnë viktimën nga kërcënimet dhe kanosjet që janë paraqitur.

“Sepse kur urdhëri lëshohet për mbrojtje, vetëm së është konstatuar që kërcënimet janë serioze nga ish burri i saj. Dikush nëse ka pak moral është më e pakta dorëheqja, kjo për shkakun se përgjegjësia është në shkallën e ushtrimit të përgjegjësive shtetërore e jo të fjalëve të kota”, shkroi ai në Facebook.

I dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij aktualisht gjendet në arrati.

Policia e Kosovës njoftoi me anë të raportit të saj 24-orësh tregoi se akoma nuk ka hasur në të dyshuarin për rastin që tronditi vendin.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci