Të fundit

Shteti dështoi ta mbrojë 35-vjeçaren, Kurti me deklaratë skandaloze flet si aktivist

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë sërish me një reagim skandaloz pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, vrasje kjo e cila ndodhi të mërkurën rreth orës 18:00.

Ai e titulloi shkrimin e tij në Facebook si “Marrëveshja xhentëllmene me dhunuesit familjarë
Kosova i ka më pak se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje”.

Shefi i qeverisë në shkrimin e tij më shumë ngjan si një aktivist i shoqërisë civile se sa si kryetar ekzekutiv.

Kurti në një formë po fajëson qytetarët që “janë familjarizuar me dhunuesit”, ndërsa shprehet se dhuna në familje në Kosovë është më e përhapur sesa që e paramendojmë dhe pranojmë çdonjëri prej nesh.

“Dhunë ndaj grave dhe dhunë ndaj fëmijëve gjithandej. Me lëndime të thella shpirtërore e të dukshme fizike. Pothuajse secili qytetar në Kosovë e din dhe njeh së paku një familje ku kishte apo ka dhunë. A e ka lajmëruar atë dhe sa është interesuar për të, është një çështje tjetër pastaj. Shumësia e dhunuesve nëpër familje e ka sjellur familjarizimin me dhunuesit në shoqëri”, shkroi ai në Facebok.

Sipas tij, kur vritet gruaja tashmë është bërë vonë.

“Zgjimi shoqëror edhe po ngjan vonë edhe po zgjat shkurt. Një a dy protesta të nesërmen, dhe: mirupafshim pas vrasjes së ardhshme. Gratë që vriten në familje janë ato që kanë rezistuar ndaj dhunës së burrit. Gratë që vriten janë gra që nuk kanë heshtur. Shoqëria jonë është përgjithësisht e heshtur për zërin e mbytur të atyre grave nga burrat vrasës. Gratë (dhe fëmijët e saj) po luftojnë brenda shtëpive të tyre private pa mbështetjen e nevojshme publike. Beteja për barazi gjinore nuk është çështje private”.

Mes tjerash, shefi i qeverisë theksoi se duhet të heqim dorë nga paragjykimi patriarkal “nderi burrëror – gruaja shërbëtore”.

“Aktet e dhunës vijnë nga sjelljet dhunuese që vjen nga kjo mendësi e ‘padhunshme’. Qytetarët e Kosovës, e në veçanti shqiptarët të cilët e konsiderojnë veten patriotë, duhet ta ngrejnë zërin kundër burrave që ngrejnë dorë mbi gruan. Kosova i ka më pak se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje”, përfundoi Kurti.

Edhe mbrëmë, Kurti kishte bërë një shkrim sa të çuditshëm po aq edhe skandaloz.

Ai në një rast tragjik si kjo i së mërkurës përmendte armiqtë e Kosovës dhe nevojën e mbrojtjes së grave nga burrat.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci