Të fundit

Vrasjet e grave: As shteti nuk po çlirohet nga mentaliteti patriarkal

Të mërkurën u shua një grua që po priste ta sillte në jetë një fëmijë. U vra mizorisht para oborrit të Klinikës së Gjinekologjisë së QKUK-së. Ora shënonte 18:00, kurse ish-burri i saj u largua me veturë dhe vazhdon të mbetet në arrati.

Një vrasje makabre ndodhi edhe gjashtë ditë më parë. Vendi i njëjtë: Prishtinë.

Për më tepër, këto raste ndodhën kur filloi fushata botërore “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave”.

Autorët tashmë janë të njëjtë, veçse me emra të ndryshëm. Një fenomen i vrasjeve të grave nga bashkëshortet e tyre ka treguar edhe njëherë shqetësimin e shoqërisë kosovare.

Vajzat dhe gratë e Kosovës vazhdojnë të luftojnë për (pa)sigurinë e tyre karshi petkut patriarkal. Vazhdojnë të jetojnë në ambiente kërcënuese.

Edhe në shtëpitë e tyre private. Edhe në rrugë. Edhe në punë. Edhe në publik.

Tani është bërë pothuajse më se “normale” që çdo ditë në media të raportohet për dhunën ndaj grave. Ndonëse institucionet po thonë se po angazhohen, madje po bëjnë edhe fushata vetëdijësuese kundër dhunës në familje, të dhënat po e tregojnë të kundërtën.

Këtu natyrisht preket edhe sistemi i drejtësisë. Bashkë me atë ekzekutiv. Të dyja po dështojnë në parandalimin e saj.

Lista e vrasjeve të grave të pafajshme nga dora e burrave apo partnerëve të tyre është e gjatë. Mijëra të tjera u prekën nga dhuna fizike e psikike. Nga 2008-ta figurojnë 22 gra kosovare të vrara. E para ishte Igballe Llalloshi. E fundit është Hamide Magashi.

Teksa kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë e gratë vriten sepse janë gra – ku shpërfaqet dhe theksohet pasojat e rrënjosura të normave patriarkale dhe kulturore – përpjekjet për çlirimin e mentalitetit vrasës apo mendësisë së dhunshme nuk do të ndalet. /Paparaci.com

 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci