Të fundit

Rashiq: Nuk do të jetë vështirë të jem më i mirë se paraardhësi

Ministri i sapoemëruar për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë për “Radio Kim” se pret të ketë mbështetjen e plotë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në detyrën e tij të re dhe se detyra e tij është të jetë më i mirë se paraardhësi i tij (Goran Rakiq), gjë që nuk do të jetë punë e vështirë.

Vendimi për emërimin e Nenad Rashiqit në postin e Ministrit për Komunitete dhe Kthim është nënshkruar sot në mëngjes nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton Paparaci.

“Kemi pasur një takim të gjatë, ashtu si edhe dje, edhe për planet tona dhe se si ai mendon se duhet të jetë bashkëpunimi ynë. Edhe unë kam pasur propozimet e mia. Vetë akti i nënshkrimit do të thotë për mua që patjetër do të përpiqemi të bëjmë marrëdhënie më të mira që janë për shkak të të gjitha këtyre rrethanave që kemi pasur muajt e fundit, jam absolutisht në një pozitë të pafavorshme”, ka deklaruar Rashiq.

Ministri i ri pret të ketë mbështetjen e fuqishme të kryeministrit Albin Kurti.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që ne të kemi një përfaqësues i cili do të ishte një serb autentik i Kosovës dhe që do të punojë sinqerisht në interes të qytetarëve, në radhë të parë të serbëve dhe komuniteteve tjera, por jo në dëm të shqiptarëve. Është një detyrë dhe ajo është të jem ministër më i mirë se ministrat e mëparshëm, duke marrë parasysh rezultatet e tyre ose më mirë të them, rezultatet e tyre të këqija, puna ime nuk do të jetë e vështirë në kuptim të qenit më i mirë se ata. Këto janë pritjet e mia të përgjithshme. Ne serbët e Kosovës duhet më në fund të mbështetemi në punën tonë vetanake, ka përfunduar Rashiq.

“Kryeministri Kurti e ka uruar zotin Rashiq për detyrën dhe përgjegjësinë e re institucionale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kabinetit Kurti.

Kujtojmë se ish-ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve me tabela serbe të qyteteve të Kosovës në RKS, si dhe shkarkimit të komandantit të Policisë së Kosovës për rajonin veri, Nenad Gjuriq./Paparaci

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci