Të fundit

Haradinaj: Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare.

Haradinaj ka theksuar se e ndjera nuk është mbrojtur nga shteti, të cilit i kishte kërkuar ndihmë.

“Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim! Është dashur të ndodhë një krim makabër mbi një nënë dhe fëmijën e saj të palindur, që një popull i tërë të tmerrohet se deri ku ka shkuar krimi në këtë vend. E ndjera e kishte kërkuar ndihmën e shtetit, i cili fatkeqësisht së bashku me secilin prej nesh po vritet përditë e nga pak, por ai nuk e kishte mbrojtur”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij burimi i së keqes e i krimit në këtë shtet e ka një shkak, e ka një burim dhe e ka një kokë. Ai sipas Haradinajt është kryeministri Kurti.

“Një kryeministër që e defunksionalizon sistemin e drejtësisë në shtet duke i përgjysmuar pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, që i poshtëron policët, i lë të leckosur e me paga mizerje, që i detyron mjekët ta braktisin punën e vendin sepse nuk mund të jetojnë nga puna e tyre, që e rrezikon funksionalitetin e sistemit shkollor duke i shtyrë mësuesit të hyjnë në grevë për më shumë se një muaj, që vendin e shndërron në gogol të komunitetit ndërkombëtar … ai me ose pa vetëdije është shndërruar në bashkëpjesëmarrës edhe në krimet makabre që po ndodhin përditë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se s’do të kishte dëshirë që të ishte i pari që Kurtin ta quante edhe vrasës.

“Kam qenë i pari që këtë kryeministër e kam quajtur ‘mashtrues’ dhe sot edhe ata që më kanë kundërshtuar më së tepërmi, kanë rënë në fjalë të mia. Nuk kisha pasë dëshirë të jem i pari që këtë kryeministër ta quaj edhe vrasës!”, ka shkruar Haradinaj

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci