Të fundit

Taika Waititi flet për martesën me Rita Orën

Taika Waititi u martua me Rita Orën disa muaj më parë pasi nisën romancën e tyre në vitin 2021.

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, regjisori nga Zelanda e Re ka rrëfyer se e njihte krijuesen e hitit “Hot Right Now” prej më shumë se tre vitesh përpara se të lidheshin në vitin 2021.

I pyetur nga Louis Theroux për takimin e tyre të parë, regjisori tha: “Ne në fakt e kemi njohur njëri-tjetrin prej vitesh, përpara se të lidheshim. Të gjithë mendojnë se jemi takuar në Australi vitin e kaluar. E dini kush e solli në shtëpinë time? Rob Pattinson. Ai e solli atë.

Po bëja një festë dhe sapo biseduam, u bëmë miq. Pastaj për vite me radhë për tre vitet e gjysmë ne ishim thjesht shokë të mirë. Ne vijmë nga vende të ndryshme të botës, ajo është nga Kosova dhe unë nga Zelanda e Re, janë shumë larg, por prejardhja jonë ishte mjaft e ngjashme.

Sfondi i komunitetit Maori është mjaft i ngjashëm me komunitetin kosovar, pasi ndjeshmëritë tona janë mjaft të përafruara, mendoj”, tha regjisori.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci