Të fundit

Nesër varroset shtatzëna që u vra nga ish-burri i saj

Gruaja shtatzënë që u vra dje në Prishtinë do të varroset nesër.

Kështu u bë e ditur nga familjarët e viktimës për kp, sipas të cilëve viktima do të varroset në orën 13:00.

Sot u dërguan rrobat e viktimës në shtëpinë e saj, në fshatin Llugaxhi të Lipjanit.

Ndryshe, mbrëmë një burrë ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur. Gjykata Themelore e Ferizajt, sot ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35 vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, lidhur me rastin ka potencuar se kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë Policia.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët për ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes shtatzënë në QKUK, i cili ende ndodhet në arrati.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci