Të fundit

Memli Krasniqi takon Viola von Cramon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili ndodhet në Bruksel, ka takuar atje Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se me von Cramon diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe situatën politike në vend.

“Me këtë rast, u dakorduam për rëndësinë e miratimit së fundmi nga Parlamenti Evropian të rekomandimit për Strategjinë e Re të BE-së për Zgjerim”, ka shkruar kreu opozitar, duke shtuar se nga raportuesja ka kërkuar mbështetje të mëtutjeshme për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Duke e falënderuar për mbështetjen e deritanishme për Kosovën, eurodeputetes Cramon i kërkova që të vazhdojë avokimin konsistent të saj në përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, posaçërisht tani pas rekomandimit pozitiv nga ambasadorët e vendeve të BE-së”, ka thënë Krasniqi ndër tjerash.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci