Të fundit

Kejvina: Kam pasur lidhje me dikë që ka qenë pa punë

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthjella ka folur së fundmi rreth jetës së saj personale teksa u ndal gjithashtu dhe tek partneri ideal për të.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Kejvina u shpreh se tek një partner i pëlqen shumë pamja e jashtme dhe sa i përket postit të tij, modelja u shpreh se do të donte ta kishte një me pozitë.

“Duke u bazuar te vetja ime, më pëlqen shumë pamja e jashtme. I gjatë, bjond. Gjatësinë e kam pak problem. Sheik jo. Mua më pëlqen mirëqenia sesa materializmi. Do më pëlqente të kisha dikë që ka njëfarë pozite, gjërat e tjera janë plus. Janë shumë faktorë që duhet të plotësojë.”, u shpreh bukuroshja.

Më tej ajo tregoi se i pëlqejnë djemtë e këqinj. Madje ajo tregoi dhe një histori që i ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë e lidhur me dikë.

“Kam pasur një lidhje me dikë që ka qenë pa punë. Me lekë nuk e kam mbajtur, por e kam ndihmuar. Kjo lidhje ka qenë pasi jam bërë e njohur. Nuk ka zgjatur shumë, kushedi pse. Ishte shumë i bukur. Më ndjekin hallet, se më pëlqejnë bad-boys.”, tha Kejvina.

Sa i përket çmendurirave që ka bërë gjatë një lidhjeje Kejvina u përgjigj.

“Kam bërë çmendurira. Kam marrë avionin pa thënë gjë fare, thjesht më ka gjetur aty. Nëse e them sa orë fluturim, e kuptoni se ku pastaj. Edhe për mua kanë bërë çmendurira. Njëherë dikush kishte mbajtur rreth një muaj WhatsApp-in tim.”, shtoi ajo.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci