Të fundit

Babai i Diana Kastratit: Vajza ime kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje emergjente

Gëzim Kastrati, babai i të ndjerës Diana Kastrati, deklaroi se nga përvoja e hidhur që e ka pasur me rastin e vajzës së tij të ndjerë, e cila u vra nga bashkëshorti, e ka marr me shqetësim dhe dhimbje rastin e mbrëmshëm ku u vra gruaja shtatzënë.

Sipas tij, mos-intervenimi i institucioneve me kohë po lë pasoja, si në rastin e vajzës së tij, edhe në raste tjera.

“Prandaj, ne familjarët a duhet të rrimë duarkryq dhe të presim institucionet, apo të ndërmarrim çdo hap vet dhe t’u trokasim në derë duke i thënë ‘keni kujdes-keni kujdes’”, u shpreh Kastrati në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Ai shtoi se vajza e tij e ndjerë, ai si prind i saj, bashkëshortja e tij dhe e tërë familja për gjashtë muaj janë marr me këtë proces para ndodhjes së rastit, pra vrasjes së Dianës dhe se vazhdimisht kanë alarmuar edhe në institucionet e rendit, në këtë rast policinë.

“Dy herë ka paraqitur kërkesë për mbrojtje vajza ime. Nuk ka pasur dhënie të përgjegjësisë, absolut jo. Urdhër mbrojtja e rregullt edhe ajo emergjente dallojnë prej natyrës. Përveç asaj të rregullt, vajza ime ka kërkuar urdhër mbrojtjeje edhe emergjente me të cilën 24 orë është dashur të ndërmerret masa e mbrojtjes”

“Vajza ime kishte alarmuar institucionet, prandaj unë e kam ngritur një padi ndaj shtetit, ndaj institucioneve te këtij vendi, dhe ende sot merrem me gjykata për mos kryerjen e këtij rasti. Unë e kam ngritur zërin që atëherë”, sqaroi babai i të ndjerës Diana Kastrati, Gëzimi.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci