Të fundit

Kica-Xhelili: Ligjin për byzylykët e kemi, asnjë qeveri nuk i bleu ato

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili duke komentuar vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, ka kritikuar qeverinë aktuale dhe ato paraprake për moszbatim të Ligjit i cili u vota në vitin 2015 për blerjen e byzylykëve për monitorimin e lëvizjeve ndaj personave të ndaluar, por që nuk gjeti zbatim asnjëherë.

Me theks të veçantë Kica-Xhelili në Info10, ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë.

​“Ku janë byzylykët. E kemi trajtuar në Komisionin për Legjislacion. Është vlerësuar se pavarësisht faktit që ne e kemi ligjin në fuqi, e kemi bazën për blerjen e tyre, dhe këtë vlerje duhet ta bëjë Mimnistria e Drejtësisë. Dhe jo vetëm në këtë mandate, por në të gjitha. Të gjithë janë në gjumë. Të gjithë po ia hedhin fajin njëri-tjetrit. E kemi Ligjin që nga viti 2015 dhe s’është bërë asgjë asnjëherë”, tha Kica-Xhelili në Info10./Gazeta10

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci