Të fundit

Manxhuka i reagon Vuçiqit: Kështu kur humbë pushtetin në Kosovë

Sekretari për media dhe informim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Nenad Rashiq, i cili sot u emërua ministër për kthim dhe komunitete në qeverinë Kurti II.

Manxhuka me një postim në Facebook, ka thënë se kështu fyen kur humbet pushteti në Kosovë dhe kur nuk je më përcaktues i fatit të Qeverisë së Kosovës.

“Kështu fyen kur humbet pushtetin në Kosovë dhe nuk je më faktor përcaktues i fatit të Qeverisë në Kosovë siç rëndom ishte. Po ashtu, përveç humbjes së ndikimit del në pah edhe dimensioni kriminal i Vuçiqit të kohës së bashkëpunëtorit të ngushtë të Millosheviqit”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Vuçiq ka kritikuar ashpër Rashiqin, duke e etiketuar si njërin që ka fituar më pak se 1 për qind të votave.

Veç kësaj, ministrin e ri të kabinetit kosovar qeveritar, Vuçiq e apostrofoi si “llumi” më i keq i serbëve, bashkë me Trajkoviqin, që është gjithashtu në kabinetin e Rashiq.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci