Të fundit

Zëdhënësi i Brazilit hodhi macen nga tavolina pasi ajo ndërpreu konferencën

Zëdhënësi i marrëdhënieve me publikun në Brazil i la gazetarët të tronditur kur hodhi nga tavolina një mace që ndërpreu një konferencë shtypi përpara ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës ndërmjet Brazilit dhe Kroacisë.

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve kur macja u hodh mbi tavolinë dhe u nis drejt zëdhënësit të paidentifikuar, i cili ishte ulur pranë yllit të Mbretërve.

Më pas PR brazilian e përkëdheli, më pas e kapi dhe e hodhi nga tavolina, duke lënë të habitur gazetarët e pranishëm nga kjo lëvizje.

Pasi ngriti supet, ai kërkoi me shpejtësi pyetjen e radhës nga përfaqësuesi i medias, ndërsa Vincius qeshi me skenën e pazakontë.

Kroacia dhe Brazili do të hapin çerekfinalet e Botërorit me një ndeshje të premten në orën 16:00.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci