Të fundit

Vdiq në burgun serb, ​trupi i Artan Zymberit dërgohet për autopsi në Norvegji

Trupi i pajetë i 28-vjeçarit Artan Zymberi , i cili u raportua i vdekur në burgun e Sremska Mitrovica në Serbi, mëngjesin e së enjtes i është dorëzuar organeve kompetente të shtetit norvegjez për të iu bërë autopsia.

Lajmin e ka konfirmuar, Nagip Zuberi, xhaxhai i të riut, Artan Zymberi.

Ai tha se trupin e kanë dorëzuar familjarët për autopsi në Norvegji, dhe siç tha ai janë në pritje të rezultatit, shkruan Telegrafi.

“Po sot në mëngjes e kanë dorëzu trupin e pajetë të Artan Zymberit, tek organet kompetente të Norvegjisë, për t’ia bërë autopsinë”, ka thënë xhaxhai i Artanit, Nagip Zuberi.

Ndryshe, Artan Zymberi nga Peja, është me nënshtetësi norvegjeze dhe ka ndërruar jetë në burgun e Sremska Mitrovica, në Serbi.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci