Të fundit

Arrestohet një person për dëmtimin e varrezave serbe në Kllokot

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një person në Kllokot, me dyshimin se ka dëmtuar disa varreza ortodokse në këtë qytet.

Siç njofton Policia, i dyshuari me inicialet T.N., i lindur në vitin 1985, veprën penale e ka kryer më 2 tetor të këtij viti, e para avokatit mbrojtës, e ka pranuar atë.

Ndaj tij është iniciuar vepra penale “dëmtim i varreve apo kufomave”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë -Gjilan,  Njësiti i Hetimeve Rajonale, Gjilan  pas një pune operative-hetimore, intervistimit të dëshmitareve  në  bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin Themelore në Gjilan   në lidhje me rastin “Dëmtim i  varreve apo kufomave”  i  cili ka ndodhur më datë: 02.10.2022 në qytetin e Kllokotit  në varrezat Ortodokse , sot më datën 08.12.2022  është  arritur të identifikohet  dhe ta arrestohet i dyshuari T.N.(1985) (M/S/K) me vendbanim në qytetin e Kllokotit . I dyshuari  gjatë intervisimit në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se e ka kryer të njëjtën  vepër penale”.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci