Të fundit

Ferizaj: 6 muaj burgim me kusht ndaj një personi për veprën penale kanosje

Një person sot u dënua me gjashtë muaj burgim me kusht për veprën penale “Kanosja”.

I pandehuri C.V ishte i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Shtërpcë, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri në afat prej një (1) viti, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepre tjetër penale. I pandehuri akuzohet se më 3 shkurt 2021, në Komunën e Shtërpcës, seriozisht e kanos me fjalë dhe gjeste se do ta privojë nga jeta të dëmtuarin E.A. – i cili ishte në cilësin e trajnerit të anëtarëve të vendvotimit, në atë mënyrë që tek i dëmtuari shkakton frikë dhe pasiguri.”, bëri të ditur Gjykata.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci