Të fundit

“Danas” njofton për versionin e ri të propozimit franko-gjerman

Gazeta serbe “Danas” ka dhënë detaje për versionin e ri të propozimit franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes Kosovë – Serbi.

Sipas gazetës serbe nuk ka devijim nga parimet themelore.

“Kosova merr njohje ndërkombëtare, përkatësisht anëtarësimin në Këshillin e Evropës, që është e sigurt, si dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, ndërsa Serbia merr Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, kanë njoftuar burime diplomatike për “Danasin”.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u ka dorëzuar në fillim të kësaj jave Kosovës dhe Serbisë, versionin përfundimtar të propozimit që po njihet si franko-gjerman.

Edhe kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencë për media të martën pas Samitit në Tiranë, pranoi se janë bërë disa modifikime në propozim dhe se u është dorëzuar palëve.

“Danas” raporton se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vetëm pak javë kohë për të vendosur mbi këtë propozim.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci