Të fundit

Arrestohen tre zyrtarë komunalë në Obiliq

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NjRHKEK) – Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë trajtuar një rast ku të përfshirë kanë qenë zyrtarë nga Komuna e Obiliqit dhe një qytetar.

Siç njofton Policia, dy të dyshuarit: A. B. dhe N.K.Sh. (zyrtarë komunal), dyshohet se janë përfshirë në veprën penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Kurse, i dyshuari R.H., dyshohet se ka kryer veprat penale ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ , ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’.

Rasti është trajtuar nën dyshimin se një pronë është tjetërsuar në mënyrë të kundërligjshme.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori, R.H., është dërguar në ndalim policor deri në 48 orë, kurse ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti do të vazhdohet në procedurë të rregullt.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci