Të fundit

AAK reagon ndaj Imer Mushkolajt për çështjen e Radojçiqit

Drejtori për informim në AAK, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj analistit Imer Mushkolaj, lidhur me çështjen e Radojçiqit.

Ai përmes një reagimi ia ka përmendur disa fakte.

Reagimi i tij i plotë:

Këtë punën e Radojçiqit dhe folklorizmit a mos je tu e interpretu gabim qe sa herë Imer Mushkolaj?

Pa dashtë me u kyç në ndonjë debat në lidhje me këtë temë du me t’i përmend disa fakte:– Që nga viti 2014 e deri më sot Lista Serbe ka marrë pjesë në zgjedhjet nacionale në Kosovë dhe në të gjitha zgjedhjet ka fituar bindshëm

– Në të gjitha zgjedhjet Lista Serbe ka përdorë edhe kërcënimin, intimidimin dhe nga disa dyshohet edhe për implikim të njerëzve të saj në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.– POR, në të gjitha zgjedhjet, rezultati zgjedhor është pranuar nga KQZ, pra të gjitha partitë politike VV, PDK, LDK, AAK, AKR, NISMA por edhe BE dhe SHBA.

– Asnjëherë asnjë parti politike “patriotike” në Kosovë nuk e ka kontestuar fitoren e Listës Serbe në asnjë palë zgjedhje por e kanë pranuar në tërësi legjitimitetin e tyre– Milan Radojçiq ka qenë nënkryetar i kësaj partie dhe more le të jetë ai krimineli më i madh në botë deri në vitin 2019 nuk e ka pas asnjë akuzë apo aktakuzë të asnjë mekanizmi ligjor askund në Kosovë, as nga Kosova e as nga Eulexi.

– Nga shqiptarët shihet si kriminel por nga serbët nuk shihet si i tillë dhe ata e kanë zgjedhë si përfaqësues të tyre. Logjika që po zhvillohet në Kosovë se ne s’duhet të flasim me njerëzit e zgjedhur nga serbët por me tipa si Sejdo Bajramoviqi serb, është logjikë e tejkaluar në vitet 90.– As Serbët nuk donin të flisnin me UÇK-në në Rambuje e as më vonë me pothuajse asnjërin nga liderët e Kosovës, por liderët shqiptarë nuk përfaqësojnë preferenca të qeverisë Serbe. As përfaqësuesit serb nuk do të duhet të përfaqësonin preferencat e qeverisë së Kosovës por të atyre që i zgjedhin.

– Sa i përket prezencës së tyre në institucione të Kosovës qoftë fizike qoftë funksionale, ke parasysh se integrimi i serbëve të Kosovës vazhdon të jetë interes strategjik i shtetit. E metodat mund të diskutohen.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci