Të fundit

​Zhdukja e mostrave të Deharit, reagon ish-drejtori i Policisë

Rashit Qalaj ka thënë se pas zhdukjes së provave të mostrave të Astrit Deharit ajo tashmë duhej të ishte ish-ministre e Drejtësisë. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka thënë se po të mendonte pozitivisht ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të kishte dhënë dorëheqje,

Kjo dorëheqje sipas tij duhet te vinte pasi janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja Haxhiu ku ka thënë se mbrëmë është kuptuar që mungojnë mostrat, por që nuk dihet se kur janë zhdukur.

Ai theksoi se kur Qeveria ishte në opozitë për çdo incident, sipas Qalajt kërkonin llogari nga krerët e shteti dhe kërkonin dorëheqje nga ta. Qalaj kërkoi se kjo duhej të trajtohej njëjtë edhe me ministren Haxhiu, e tashmë të ishte vetëm ish-ministre e Drejtësisë.

“Po të ishte një ministre që mendon pozitivisht, nuk kishim qenë tu fol se a duhet të jap dorëheqje apo jo… Ju e dini sa kanë qene në opozite për çdo incident janë thirrur duke i akuzua krerët e institucioneve, dhe duke ju kërkuar dorëheqje, edhe ky rast do të duhej te trajtohej njëjtë”, ka thënë Qalaj.

Rreth këtij rasti janë pezullaur katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kështu ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një postimi në Facebook.

Zyrtarët e pezulluar nga puna sipas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë, janë: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, si dhe Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci