Të fundit

Stavileci: Aksioni në Hoçë përfundon brenda një ore

Zëdhënësi i Doganës Adriatik Stavileci, tha se aksioni në Hoçë të Madhe të Rahovecit do të përfundojë brenda një ore.

Stavileci shpjegoi në Info Magazine në Klan Kosova se kjo për shkak të procedurave që nevojiten të zbatohen.

Ai theksoi se ato mallra që janë për t’u konfiskuar do të konfiskohen.

“Për momentin që flasim aksioni është duke zgjatë. Për shkak se secili produkt i cili konfiskohet duhet të evidentohet, regjistrohet, të ju jepet një numër dhe për këtë arsye tërheqja e atyre produkteve merr kohë. Në bazë të informatave që unë mora, pak para së të hyjë tek ju presim që për një orë aksioni të përmbyllet dhe të gjitha mallrat që janë për t’u konfiskuar do të konfiskohen”, tha Stavileci.

Në këtë aksion janë hasur 42 mijë litra alkool që nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm dhe biznesi në fjalë zhvillonte aktivitet tregtar.

Zëdhënësi i Doganave theksoi se emrat e produkteve alkoolike ishin jokushtetuese.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci