Të fundit

Kryetari i Gjilanit përplaset për punësime me aktivistët e VV’së

Dikur përkrahjen më të madhe e kishte nga shefi i partisë. Dhe falë mbështetjes nga lideri, Alban Hyseni, arriti të marrë vota për t’u bërë edhe kryetar i komunës së Gjilanit.

Por pakënaqësitë për të tashmë janë shfaqur brenda degës së LVV-së ku ai është kryetar.

Dyshimet për Hysenin nisen qysh kur ai erdhi në krye të Gjilanit, por u shpërfaqen kur doli në publik komunikimi i grupit të aktivistëve të LVV-së në Gjilan ku edhe kryetari

E gjithë biseda nga mesazhet që ka siguruar T7, ka të bëjë me punësimin e Albana Demirit, si drejtoreshë e Arsimit në Gjilan, të cilës kryetari Hyseni i drejtohet si “Drejtoresha jeme”.

Tendenca e Hysenit për të futur në taborin e tij, drejtoreshën e arsimit, duket se i ka penguar Ema Aliut e cila është anëtare e kryesisë së Vetëvendosjes.

Pas kësaj i kundërpërgjigjet prap Hyseni.

Muhabeti i tyre ndërpritet pas një ndërhyrje që bën anëtari tjetër i partisë, Edon Buca.

Nga kjo bisedë flitet për dërgimin e disa pyetjeve të testit pranues bashkëshortes së sekretarit Buca për punësim si mësimdhënëse në Gjilan.

Kjo bisedë e ka nervozuar të parin e Komunës, i cili edhe kërcënon aktivistët me mbyllje të grupit.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci