Të fundit

Grabovci fton Limajn në PDK: Do ishte pozitive

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka treguar nëse mund të ketë një ribashkim me NISMA-n e Fatmir Limajt në PDK.

Grabovci deklaroi se PDK është e hapur për të gjithë dhe në rastin konkret du ke thënë se Limaj do ishte pozitive nëse ai do ta gjente vetëveten në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Fatmir Limaj ka qenë një ndër themeluesit e PDK-së, e dimë atë. Dhe mendoj se PDK duhet ta ruajë atë të kaluarën e vetë, përcaktimin e vetë – e hapur për të gjithë. Në PDK kanë vend të gjithë ata që dëshirojnë të japin kontributin e tyre, edhe z. Limajn nuk e shoh si të tepërt përkundrazi do të ishte pozitive nëse ai do ta gjente vetëveten në PDK-në”, tha Grabovci, për Periskopin.Grabovci ka komentuar edhe ndarjen e Limajt nga PDK-ja dhe ka treguar se a do t’i pengonte partisë fakti që kanë qenë pjesë e VLAN-it kundër tyre.

“Unë nuk mund të them sepse ato janë gabime që lënë pasoja dhe nuk harrohen. Por, mund të falen dhe këtë ne duhet ta kemi parasysh. Për hir të procesit, se asnjëri nuk jemi të angazhuar për interesin individual. Fuqizimin e PDK-së, së pari duhet t’i shfrytëzojë kapacitetet e brendshme që i ka këtu ekzistuese, t’i aktivizojë, mobilizojë, t’i shpërndajë detyra e përgjegjësi prej qendrës. T’i ofrojë një vizion apo ofertë që është e kapshme për qytetarin e vendit. PDK- duhet të jetë e hapur për të gjithë. Unë absolutisht nuk kam asgjë kundër që në PDK të gjithë ata që janë të gatshëm të kontribojnë për procesin të jenë pjesë. Pavarësisht vërejtjet, po e quaj ndonjë mospajtim, me Fatmir Limajn unë rri, komunikoj dhe besoj që me Fatmir Limajn kur të është në pyetje interesi i përgjithshëm mund të harmonizohemi shumë“, deklaroi Grabovci

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci