Të fundit

Gruda: Çka nëse ministrja Haxhiu i ka zhdukur vetë provat?

Anëtari i PDK-së, Përparim Gruda është lëshuar në hipoteza pas zhdukjes së provave në rastin Dehari.

Gruda ka thënë se nuk beson në hetime të mirëfillta të këtij rasti përderisa ministre është Albulena Haxhiu.

Këtu ndërhyri duke pyetur se çka nëse vetë ministrja i ka zhdukur provat.

“Duhet të jap dorëheqje sepse ky rast i zhdukjes së provova duhet të hetohet deri në fund. Nuk mundet të hetohet përderisa ajo është në detyrë, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në kohën e saj sepse nuk ka pavarësi në hetim. Asnjë rezultat i këtij hetimi nuk e bind askënd. Unë nuk i besoj asnjë rezultati të këtij hetimi përderisa ajo është ministre, nuk e kam asgjë personale.

Kjo ministre e drejtësisë sa është aty nuk ka hetime të pavarura. Sepse në opinion ngrihen edhe hipoteza të tjera. Çfarë thoni ju për hipotezën që e dëgjova që e tha dikush se mund t’i ketë zhdukur vet më qëllim ministrja. Por çfarë nëse ministrja i ka zhdukur vet provat? Njerëzit kanë të drejtë të ngrehin këto pyetje. Për sa kohë është ajo ministre është pengim në hetime.”, ka deklaruar Gruda në Politiko.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci