Të fundit

Konjufca: Plani franko-gjerman s’ka ndryshime madhore, por tash është një aneks shtesë

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se plani franko-gjerman nuk ka ndonjë ndryshim substancial prej atij që palëve iu është dorëzuar më herët.

Sipas Konjufcës, ndryshimet janë minore, por ai tha se tash “është një plan tjetër që ka ardhur si aneks i saj, që nuk është plani politik por plani i zbatimit”.

“Në aneks mund të thuhet se ka diçka që nuk e përmban pjesa politike, por kryesisht hallkat sipas rendit të tyre se si do të zbatohen parimet e tyre, si përshembull tek neni 2 që është sovraniteti, si do të realizohet njohja e sovranitetit, si e mendojnë organizimin e të drejtave të serbëve të Kosovës e të gjitha këto”, është shprehur Konjufca në TV Dukagjini.

Tutje, ai tha se në këtë aneks, nuk ka draft-status të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbë dhe se aneksin e planit franko-gjerman do ta analizojnë nesër bashkë me Kurtin.

“Nuk ka draft-status të asociacionit. Por është një fjali që thotë se marrëveshjet e deritanishme, palët e dijnë që kanë obligime për to”.

“S’ka arsye që të shqetësohemi për këtë. Kosova është shtet i pavarur dhe e kanë njohur superfuqitë e botës demokratike që do të na ndihmojnë deri në fund që ne në arenën ndërkombëtare, shtetësinë tonë ta bëjmë fakt të kryer”, është shprehur Konjufca.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci