Të fundit

Ibrahimi: Serbia ka një plan të qartë që mund të çojë në ndarjen e veriut

Opinionisti Ilir Ibrahimi, ka thënë se Qeveria e Serbisë ka plan të qartë për sabotimin e shtetit të Kosovës në veri.

Ibrahimi në Rubikon në Klan Kosova tha se kjo krijon një situatë të re në terren e cila mund të çojë deri tek ndarja e Kosovës.

“Duket që Qeveria e Serbisë e ka një plan të qartë sepse ka ndërmarrë hapa vetëm në pjesën veriore të vendit dhe jo në komuna tjera. Dhe janë duke e sabotuar shtetin e Kosovës në çdo hap të cilën munden, duke synuar edhe mosmbajtjen e zgjedhjeve duke mos lejuar prezencën e shtetit të Kosovës, e cila e krijon një situatë të rë në terren që sipas të gjitha gjasave mund të çojë deri tek ndarja e Kosovës”, tha Ibrahimi.

Gjatë së martës zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor në Zubin Potok dhe Mitrovicën e Veriut kishin tentuar që të dalin në zyre që të nisin punën për organizimin e zgjedhjeve të datës 18 dhjetor.

Zyrtarët e KKZ-së në këto dy komuna e patën të pamundur pas situatës së krijuar nga shpërthimet dhe gjuajtjet me armë zjarri në këto zona.

Gjatë ditës atje pati disa shpërthime me “shok bomba” dhe granata dore dhe gjuajtje me armë duke e rrezikuar edhe popullatën.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci