Të fundit

Sveçla: Vendimi për shtimin e Policisë në veri erdhi pas incideteve të ditëve të fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar pas shtimit të pranisë së Policisë në Mitrovicën e Veriut. Ai thotë se vendimi për shtimin e policisë në atë pjesë është marrë për t’u garantuar siguri qytetarëve në ato pjesë.

Sveçla tha se këto vendime erdhën pas incidenteve të ditëve të fundit që ndodhën në veri të vendit.

“Është e vërtet që sipas planeve operacionale të Policisë së Kosovës është rrit numri i policëve të rendit në disa lokacione në Mitrovicën Veriore për shkak të incidenteve të netëve të kaluara. Ku për shkak të sulmeve të paidentifikuar ende, por të dyshuar është prish rendi dhe qetësia atje. Me qëllim që rendi dhe ligji të kthehen në atë zonë, t;u garantohen qëndrim të sigurt në shtëpitë e tyre është marrë vendim që të shtohet prezenca e Policisë. Policia bën vlerësimet e sigurisë dhe në bazë të këtyre vlerësimeve e ka parë të arsyeshme që të shtohet numri i policëve të rendit që të ofrojnë siguri për të gjithë banorët aty. Shtimi I prezencës pa qëllime të tjera përveç ofrimit të sigurisë për banorët e lagjes”.

Ai tha se këto incidente nuk kanë qenë spontane, por kanë qenë të organizuara e drejtuar nga njerëz profesionist, e të udhëhequra nga qeveria e Beogradit.

“Përqendrimi është kryesisht në disa lokacione, në zonën e qytetit të komunës së Mitrovicës së Veriut. Policia e Kosovës në koordinim të ngushtë me Prokurorinë janë duke vazhduar hetimet e të gjitha sulmeve.

E dimë që këto raste nuk janë spontane, janë të organizuara, janë të drejtuar nga njerëz profesionist, të udhëhequra nga qeveria e Beogradit, të mbështetura financiarisht dhe në aspektin e koordinimit. Por jam i bindur që kapacitet e Policisë së Kosovës janë të duhurat të ballafaqohen në cfarëdo situate”, tha ai për televizonin publik të Kosovës.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci