Të fundit

Drecun: “Dhuna në veri po shkaktohet nga Kosova dhe Perëndimi për ta fajësuar Serbinë”

Sipas rrjedhave tashmë të ditura të propagandës shoveniste serbe kundër Kosovës, pas gjitha kësaj dhune në veri të Kosovës, tani paraqiten “analistë” të ndryshëm serbë, të angazhuar nga pushteti që të “shpjegojnë” se si “dhuna në veri nuk është duke u zbatuar nga serbët porse nga pushteti kosovar për plane të tyre djallëzore”.

Kështu sot është paraqitur “shpjeguesi” i radhës, i cili e mban funksionin e kryetarit të të ashtuquajturit komision parlamentar serb për Kosovën, Millovan Drecun, i cili thotë se pas “gjoja” sulmeve me mjete shpërthyese në veri të Kosovës “nuk qëndrojnë serbët dhe se qëllimi kryesor pas shkaktimit të incidenteve është stacionimi i përhershëm i një numri të madh të forcave speciale në veri të Kosovës, si dhe dërgimi i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës”, transmeton Paparaci.

“Shpërthimet që u dëgjuan një natë më parë (të mërkurën) në Mëhallën e Boshnjakëve ishin në pjesën ku jetojnë vetëm shqiptarët, por gjithçka u atribuohet serbëve për të anuluar efektin e protestës paqësore, demokratike të serbëve që rezultoi me dalje nga institucionet e Kosovës. Gjithashtu, nuk bëhet fjalë për mjete shpërthyese, sepse nuk ka dëshmi për një gjë të tillë. Janë dëgjuar shpërthime që mund të shkaktojnë goditjet me top”, pretendon Drecun.

Ai ka shtuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “dëshiron të promovojë një imazh mediatik se si protesta e serbëve nuk është paqësore”.

“Aspirata e tij është t’i paraqesë serbët si banditë dhe se ata janë një lloj bandash serbe dhe ish-pjesëtarë të Shërbimit Policor të Kosovës të cilët e braktisën atë, në mënyrë që të krijojë një histori se ka formacione paralele të serbëve në veri”, vazhdon Drecun.

Megjithatë, ai ankohet se Perëndimi mezi priti të reagojë pas raportimeve të tilla, dhe lë të nënkuptohet se në këtë “planë djallëzor” kundër serbeve merr pjesë edhe vet Perëndimi!!!

“Ata thanë ‘ne e dënojmë dhunën’, por praktikisht përgjegjësia u kalon serbëve. Është një fushatë e planifikuar dhe Kurti nuk do të heqë dorë prej saj dhe do të ketë mbështetjen e fshehtë të Perëndimit. Ai vazhdimisht do të ruajë dhe rrisë tensionet në mënyrë që Beogradi ta pranojë propozimin evropian për zgjidhjen e problemeve me Kosovën”, pretendon Drecun.

Drecun thotë se është i “brengosur” për mundësinë e operacionit “flamuri i rremë”, në të cilin “do të vepronin vetë shqiptarët me ndihmën e disa shërbimeve perëndimore dhe se do të kryenin sulme ndaj njësive speciale të policisë në veri apo ndaj forcave ndërkombëtare të pranishme atje dhe që Serbia të akuzohet për këtë”.

“Ky do të ishte një justifikim që Kurti të shtojë dhe të vendosë përgjithmonë një numër të madh të forcave speciale në veri, si dhe të dërgojë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës atje. Më duket se ky është qëllimi i tij kryesor në shkaktimin e incidenteve – të prezantohet se ekziston rrezik i madh nga “gjoja” formacioneve paramilitare serbe dhe të merret miratimi për t’u marrë me ta për të vendosur sundimin e ligjit”, pretendon Drecun./Paparaci

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci