Të fundit

Arrestohen katër persona për dhunë në familje

Me datën 08.12.2022, në katër raste të ndara janë arrestuar katër persona për dhunë në familje.

Rreth orës 09:30 është raportuar një rast i dhunës në familje në Shtime. Sektori Rajonal i Hetimeve, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin V.A (M/K) i moshës 35 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte kanosur bashkëshorten e tij M.S ( F/K) e moshës 37 vjeçare.

Rreth orës 14:30 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Jazhincë të Shtërpcës është një rast i dhunës në familje dhe sulmit.

Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtërpcë, Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin M.D (F/K) e moshës 38 vjeçare, e cila shkak i një mosmarrëveshje në familje sulmon kunatën D.D ( F/K) e moshës 73 vjeçare.

Rreth orës 14:30 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në rrugën’’ Qazim Llugagjiu në Ferizaj. Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.H (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, e kishte sulmuar nënën e tij SH.H( F/K) e moshës 82 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ndërsa rreth orës 16:25 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në fshatin Gajre të Kaçanikut. Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.M (M/K) i moshës 49 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, ka shkaktuar dhunë psiqike ndaj bashkëshortës së tij Z.M( F/K) e moshës 46 vjeçare

Policia të dyshuarit, i ka shoqëruar në stacionet e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci