Të fundit

Syla – Petkoviqit: Na trego datën, të pres unë me 100 bashkëluftëtarë 

Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla ka thënë se është i gatshëm që bashkë me 100 bashkëluftëtarë të tij të përballet me ushtrinë serbe.

Në një kundërpërgjigje ndaj një deklarate të Petar Petkoviqit, drejtorit të ashtuquajtur të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se për “ne ish-luftëtarët e UÇK-së është obligim e detyrë me ra në fushën e nderit duke e mbrojt atdheun”.

“Krejt çka të mbetet Petkoviq veç me na tregu datën, të presim në kufi me 100 bashkëluftetarë të Pejës të cilët i përfaqësoj”, ka thënë ai.

Syla ka thënë se ai dhe bashkëluftëtarët e tij janë të gatshëm të shkojnë në luftë.

“Numri besoj mjafton se edhe në luftë kështu kemi qenë me numra, po ju jeni frikacak.
Për ne ish luftëtarët e UÇK-së është obligim e detyrë me ra në fushën e nderit duke e mbrojtë Atdheun. Kurrë ma të gatshëm nuk na keni gjetë, se edhe ashtu nuk bëjmë ndonjë jetë luksi”, ka deklaruar Syla. “Çdo ditë po luftojmë me jetën”.

Paraprakisht, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.

Në pjesën veriore të Kosovës – e banuar me shumicë serbe – ka pasur disa incidente ditëve të fundit.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci