Të fundit

Është thyer një xham e një serbi, Petkoviq: “A ka fund mizoria e Kurtit”

Ndonjëherë margaritarët nga propaganda e ashpër serbe kundër Kosovës e kapërcejnë edhe kufirin e seriozitetit. Tani Petkoviq i ankohet botës se është thyer një xham i një serbi në Koretishtë, duke pretnduar “se ky është terror ndaj pakicës serbe në Kosovë”.

Petar Petkoviq ka “alarmuar” se mbrëmë në Koretisht është thyer xhami i një dyqani në pronësi të serbit Sërgjan Todoroviq dhe ka shtuar se kjo është “vazhdimësi e terrorit ndaj serbëve në mënyrë që ata të largohen nga vatrat e tyre”, shkruan portali serb “Kosovo Online”, transmeton Paparaci.

Petkoviq ka shkruar në profilin e tij në Twitter se “këto sulme në dukje të izoluara janë pjesë e një fushate më të gjerë terrori për të frikësuar serbët”.

“A ka fund dhuna e Kurtit kundër popullit serb në Kosovë dhe Metohi? Në dyqanin e Sërgjan Todoroviqit në Koretishtë afër Gjilanit, u thye xhami. Sulme të tilla në dukje të izoluara janë pjesë e një fushate terrori dhe një plani më të gjerë për të frikësuar serbët dhe për t’i përzënë ata nga vatrat e tyre. Ndaloni dhunën ndaj serbëve”, ka shkruar Petkoviq, duke e bashkëngjitur edhe fotografinë e xhamit të thyer./Paparaci

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci