Të fundit

Kurti flet për gazetën kroate – tregon se çka e penalizoi në zgjedhje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë në një intervistë për gazetën kroate “Veçerenji List” se sa i përket zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë, ka pritur rezultat më të mirë, përcjell Paparaci.

Tutje, Kurti në intervistën me gazetarin, Hassan Haidar Diab ka thënë se kanë qenë dy faktorë që kanë ndikuar në rezultatin jo të kënaqshëm të Lëzizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të këtij viti.

“Tani po bëjmë një lloj analize të brendshme për mangësitë strukturore dhe organizative, të cilat sigurisht janë shkaku i rezultatit jo të kënaqshëm”, ka theksuar Kurti për gazetën kroate.

Ndërkaq, përsa i përket faktorit të dytë, kryeministri i Kosovës ka thënë se “ka pasur një lloj bashkimi, koordinimi të madh të gjithë të tjerëve kundër LVV-së”.

“Besoj se këta dy faktorë përcaktuan një rezultat të keq për ne. Por, atje ku jemi në opozitë, do të ndërtojmë një opozitë të mirë dhe të fortë, ndërsa atje ku jemi në pushtet, do të krijojmë një qeveri të mirë dhe efikase”, tha Kurti.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci