Të fundit

Bërnabiq e bindur: Nuk e vranë serbët Ivanoviqin

Në pesë vjetorin e vrasjes së politikani serb Oliver Ivanoviq, ende askush nuk është dënuar për ngjarjen e rëndë.

Pavarësisht se procesi gjyqësor ende vazhdon, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq deklaroi me bindje se vrasjen nuk e kanë kryer shtetas serb

“Ne nuk do të ndalemi derisa personat përgjegjës të dalin përpara drejtësisë. Do të punojmë mbi këtë çështje, do të insistojmë që të ndodhë. Kemi nevojë absolutisht për informacion nga të gjithë ata aktorë ndërkombëtarë që merren me sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe rendit juridik në territorin e Kosovës. Para së gjithash, mendoj për EULEX-in, po mendoj edhe për UNMIK-un, por në këtë moment edhe institucionet e Prishtinës, organet e përkohshme që janë përgjegjëse dhe kompetente për t’i gjetur të gjithë ata që e kanë kryer këtë krim të rëndë”, tha Bernabiç.

Deri më tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur tri aktakuza për vrasjen, në të cilat nuk ka pasur ndryshime të mëdha thelbësore.

Aktakuza janë ngritur kundër Nedelko Spasojeviqit (ish-oficer policie), Marko Roshiqit (qytetar i Mitrovicës së Veriut), Silvana Arsoviçit (sekretare e të ndjerit Oliver Ivanovic), Dragisha Markoviqit (ish-oficer policie), Zharko Jovanoviçit (ish-oficer policie) dhe Rade Basaras (ish-oficer policie).

Me vrasjen po ashtu janë të lidhur edhe Zhelko Bojiç (ish-shef i operacioneve në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut), Millan Radoiçi.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci