Të fundit

Sa njerëz të LVV-së lartësuan Ivanoviqin pas shefit të tyre?

Kryeministri i Kosovës të hënën thuri lavde për Oliver Ivanoviqin, duke e përkujtuar në pesë vjetorin e vrasjes. Njëjtë si shefi i tyre menduan edhe disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Të njëjtën mendim si Kurti, e ndanin deputetët Armend Muja dhe Arbër Rexhaj.

Në pesë vjetorin e vrasjes se Ivanoviqit, deputeti Armend Muja tha se me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Kosova ka humbur një dëshmitar kundër Beogradit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Dje ka qenë pesëvjetori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Nuk ka qenë dita kur flitet për të këqijat që ai i ka bërë, por për të keqen që ia kanë bërë atij. Dita e djeshme është dita kur tregohet qysh Beogradi i vret edhe ata që i kanë shërbyer Serbisë më herët. Oliver Ivanoviq u pat dënuar me 9 vjet burg për krime lufte, të cilat me shumë gjasë i ka kryer, ndonëse procesi ndaj tij u kthye në rigjykim nga EULEX-i. Qartazi, Beogradi është frikësuar që Ivanoviq ka nisur të bashkëpunojë me EULEX-in dhe ai ka shumëçka që mund të tregojë”, ka shkruar ai në Facebook.

Pos, Mujës edhe deputeti i LVV-së Arbër Rexhaj, ishte deklaruar pasi kryeministri Kurti, të hënë lëvdoi politikanin e vrarë serb, Oliver Ivanoviq, pavarësisht se i njëjti para shtatë vitesh ishte dënuar me nëntë vite burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve.

Megjithatë, deputeti Rexhaj zgjodhi të bëjë një dallim mes Oliver Ivanoviqit dhe Goran Rakiqit, duke i quajtur kriminel që të dy.

Sipas Rexhajt, Ivanoviq “është njëri që është dorëzuar në institucione tona të drejtësie”.

“Për një gjë pajtohem që njëri për të cilin po flasim  Oliver Ivanoviq) ka qenë drejtpërdrejtë i implikuar në rastin e vrasjeve të shqiptarëve, gjë që e ka marrë dënimin prej institucioneve tona të drejtësisë”, tha ai.

Mendim ndryshe nga Kurti, ka deputeti Haki Abazi. Ai është shpreur i çuditur se si i erdhi radha Ivanoviqit të përkujtohet nga Kurti, duke qenë se ai nuk ka përkujtuar figura të rëndëisshme shqiptare, shkruan Paparaci.

“Po Mark Krasniqi, Anton Çetta, Zekeria Cana, Gazmend Zajmi, Afrim Loxha, Ukë Bytyqi…shumë të tjerë, ata nuk meritojnë përkujtim, ata nuk kanë vlerë sa një buqetë lulesh nga Holanda”, u shpreh Abazi.

Poashtu i çuditur shprehet edhe me faktin se si e gjykuam krim barbar aktin e ushtarit të FSK-së në Shtërpcë, pa ditur akoma asgjë.

Pas reagime të shumta lidhur me publikimin e videos ku thuren lavde për Ivanoviqin, kishte reaguar edhe zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.

Ai përmes një postimi ka thënë se kryetari i kësaj partie dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, s’ka ndërruar qëndrim për sa i përket ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Të hënën pasdite shumë mbetën të befasuar kur Kurti në një video e përkujtoi Ivanoviqin si njeri të hapur, të sinqertë e të respektuar. Tani, kryeministri i Kosovës dëshiron që kështu të mbetet i gjallë kujtimi për politikanin serb.

Përkujtimin për Oliver Ivanoviqin, kryeministri Kurti vendosi ta bëjë në gjuhën serbe, i cili u vra pesë vjet më parë.

“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, thotë Kurti në video.

Më 16 janar të vitit 2018, ishte vrarë para zyreve të tij në veri të Mitrovicës, lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq. Ai ishte vrarë përmes një atentati me armë zjarri, ku ishte qëlluar me gjashtë plumba nga një veturë në lëvizje. Ivanoviqi dyshohej se ka qenë pjesëmarrës në masakrën e 14 prillit 1999, dhe në fushatën për dëbimin e shqiptarëve nga veriu një vit më vonë, që kishte rezultuar me 10 të vrarë.

Ai ishte akuzuar e dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës Themelore në Veri të Mitrovicës me 9 vjet burg. Dënimi ishte marrë në janar të vitit 2016, ndërsa në shkurt të vitit 2017 Gjykata e Apelit, e ktheu të gjithë rastin në rigjykim.

Ivanoviq si ish-paramilitar serb dyshohej për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare, gjatë prillit të vitit 1999, kur ishin vrarë dhjetëra shqiptarë. Ivanoviq dyshohej për pjesëmarrje në vrasjen e dhjetë shqiptarëve, përfshirë një fëmije 13 vjeç. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci