Të fundit

Peach: Serbia dhe Kosova të mos e shikojnë zbatimin e marrëveshjeve si kërcënim

I dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se as Serbia e as Kosova nuk duhet ta shohin zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese si koncesion apo kërcënim për pozicionin e tyre, por si pjesëmarrje konstruktive dhe të përgjegjshme në dialog.

Peach ka theksuar se të dyja palët duhet t’i përmbushin të gjitha obligimet e marra gjatë dialogut dhe shtoi se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është një prej tyre, transmeton Paparaci.

“Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet t’i përmbushin obligimet e tyre të marra gjatë dialogut. Asociacioni është një nga ato elemente të paplotësuara, por nuk duhet të pengojë zbatimin e të tjerëve. Se si do të duket Asociacioni kur të krijohet është pyetje për palët në dialogun”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se pret një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës si dy vende fqinje, duke theksuar se të dyja palët kanë obligim ndaj qytetarëve të tyre që të vazhdojnë bisedimet dhe të punojnë në hapa praktikë drejt normalizimi i marrëdhënieve.

“Gjëja më e rëndësishme është që kjo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe duhet të sjellë përfitime afatgjata për ta, si dhe për të gjithë rajonin. Është në dorën e liderëve të Serbisë dhe Kosovës që të merren vesh për formatin dhe përmbajtjen e saktë të asaj marrëveshjeje”, ka thënë Peach, duke shtuar se për një marrëveshje të qëndrueshme nevojiten vullnet dhe guxim politik./Paparaci

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci